EULEX e përkujton oficerin doganor në njëvjetorin e vdekjes së tij
Prishtinë, 19 shtator - Sot, me rastin e njëvjetorit të vdekjes, Misioni EULEX e ka përkujtuar Audrius enavičiusin, oficer doganor nga Departamenti i Kufirit në veri, i cili ishte vrarë në krye të detyrës në veri të Kosovës. Joelle Vachter, u.d. e Shefit të Misionit, vuri kurorë me lule në vendin ku u vra ai.
Para një viti në këtë ditë, kolegu ynë Audrius enavičius, u vra në mënyrë të pakuptimtë derisa po e kryente detyrën e tij në Kosovë. Sot, ne po e përkujtojmë jetën dhe veprën e Audriusit. Vdekja e tij ishte një humbje tragjike për familjen e Audriusit dhe për Misionin tonë.\"
\"Ne i qëndrojmë pranë me mendjen tonë bashkëshortes dhe dy djemve të tij që e humbën bashkëshortin dhe babanë e tyre. Ne e humbëm një pjesëtar të çmuar të ekipit tonë. Unë i bëj apel secilit që ka ndonjë informatë që mund të na ndihmojë në këtë rast që të bashkëpunojë, tha Joelle Vachter.
Personeli i EULEX-i e mbajti një minutë heshtje në nderim të Audriusit.
Audrius enavičius ishte oficer doganor i EULEX-it i cili punonte me ndërrime të rregullta në pikë-kalimet veriore.
Angazhimi i tij i parë në Mision ishte prej muajit prill 2010 deri në maj 2011 si Oficer Doganor i të Hyrave, ndërsa angazhimin e dytë si Oficer Doganor e filloi në gusht 2012.
Para angazhimit të tij në EULEX, ai ishte Inspektor i Lartë në Departamentin e Doganës në Lituani.