19 Maj 2024

EULEX e liron të dyshuar për vrasjen e Enver Zymberajt

Prishtinë, 28 janar - Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e ligjit në Kosovë, bëri të ditur se e ka liruar nga paraburgimi personin e arrestuar një ditë më parë, në lidhje me vrasjen e oficerit të policisë së Kosovës, Enver Zymberi, vrasje kjo e kryer më 26 korrik 2011.

Sipas zyrtarëve të Eulex-it, arrestimi ishte bërë gabimisht meqë ai nuk ishte personi që po kërkonin dhe se identiteti i të arrestuarit është kuptuar gabimisht.

Arrestimi ishte kryer një ditë më parë në fshatin Çabër të komunës së Zubin Potokut, një nga komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës. Avokati i tij mbrojtës tha se ai ishte arrestuar derisa po provonte të rregullonte dokumentet e tij peronale në një zyrë në fshatin Çabër i cili banohet nga shqiptarët.

Enver Zymberi, pjesëtar i njësisë së posaçme të policisë së Kosovës u vra në pritë në afërsi të Zubin Potokut, gjatë një operacioni për vënien nën kontroll të vendkalimeve kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në veri. Një ditë më vonë ai u shpall hero i Kosovës me dekret të posaçëm të presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Hetimet e EULEX-it dhe policisë së Kosovës bënë që të shpallen në kërkim pesë pjesëtarë të komunitetit serb të dyshuar për vrasjen e policit.

Edhe pas më shumë gjashtë muajsh rrugët në veri po mbahen të bllokuara nga serbët vendas që kundërshtojnë çdo përpjekje për shtrirjen e autoritetit të Prishtinës në atë zonë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)