14 Maj 2024

EULEX dorëzon mbetjet mortore të 12 personave në DML

Prishtinë, 22 maj - Ekspertët mjeko-ligjor të EULEX-it dhe homologët e tyre vendorë nga Departamenti për Mjekësi Ligjore (DML) dorëzuan sot mbetjet mortore të dymbëdhjetë personave.

Shumica e këtyre personave janë të pagjetur që nga viti 1999 gjatë konfliktit në Kosovë.

Mbetjet mortore të dhjetë personave janë nxjerrë nga varrezat sekondare në Serbi.

Identifikimi i këtyre personave është bërë më herët, megjithatë ekspertët e EULEX-it dhe homologët e tyre vendorë kanë respektuar kërkesën e familjeve për të mbajtur këto mbetje derisa të afërmit të jenë të gatshëm për pranim.

Pesë emra janë akoma në Listën e Personave të Pagjetur nga e cila do të hiqen së shpejti.

Familjet janë nga Vushtria dhe ata janë ftuar që të marrin mbetjet mortore dhe dokumentacionin përkatës.

Gjatë javës së ardhshme pritet të dorëzohen edhe disa mbetje mortore. 

Që nga koha kur ekspertët e EULEX-it iu bashkuan DML-së në dhjetor 2008, familjeve u janë dorëzuar mbetjet mortore të 308 personave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)