16 Maj 2024

EULEX dorëzoi MPB-së serinë e fundit të librave të gjendjes civile

Prishtinë, 6 mars - Në Agjencinë për Regjistrim Civil të Ministrisë së Punëve të Brendshme u mbajt ceremonia e dorëzim-pranimit të serisë së fundit të librave të certifikuara të gjendjes civile, si pjesë e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për Librat e Regjistrit Civil.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi theksoi se, sot po e përmbyllim një proces shumë të rëndësishëm për një regjistër civil të besueshëm,  e cili ka rrjedhë në bazë të marrëveshjes për normalizim e marrëdhënieve me Serbinë, në të cilën ka qenë edhe marrëveshja për kthimin e librave të gjendjes civile nga Serbia në Kosovë për qytetarët e Kosovës.

Me këtë rast ai falënderoi Komisionit Evropian për financimin e këtij projekti, EULEX-in dhe Këshillin Danez për Refugjatë, i cili ka ndihmuar që ky projekt të realizohet suksesshëm.

“Kjo është një e arritur e madhe për arsye se nëse në ndonjë rast është dyshuar se kanë mundur të ndërrohen të dhënat për ndonjë individ, me këto krahasime dhe verifikime që bëhen, Regjistri Civil do të ketë sigurinë më të lartë, që është interes edhe në procesin e liberalizimit të vizave, por edhe për të gjithë dokumentacionin që e lëshon MPB-ja”- theksoi ministri Rexhepi.

Ndërsa zëvendës-shefja e misionit të EULEX-it, Joelle Vachter, theksoi se kopjet e certifikuara do të kontribuojnë në ndërtimin e një sistemi të besueshëm dhe të qëndrueshëm të regjistrit civil në Kosovë, nga e cila gjë do të përfitoj sundimi i ligjit si dhe Kosova në rrugëtimin e saj drejt Evropës.

 “Ngritja e besueshmërisë së gjendjes civile në Kosovë është faktor kyç që do të merret në konsideratë në procesin e liberalizimit të vizave. Ka ende mjaft punë për të u bërë dhe ne të gjithë duhet të vazhdojmë të punojmë bashkërisht dhe të sigurojmë se këto kopje të certifikuara do të integrohen plotësisht dhe të forcojnë integritetin e regjistrit civil të Kosovës”, tha Vachter.

Shef i sektorit të bashkëpunimit në Zyrën e BE-së në Kosovë, Christof Stock, tha se: \"Derisa rëndësia e librave të kthyer është theksuar nga të gjitha palët, domethënia e tyre do të materializohet plotësisht vetëm atëherë kur të dhënat e përfshira do të përdoren në mënyrën më të mirë, gjë që do të mundësoj kompletimin dhe përmirësimin e të dhënave të statusit civil.\"

\"Aty ku librat tashmë janë kthyer, zyrat komunale të regjistrimit civil kanë shfrytëzuar librat për t\'i verifikuar të dhënat e qytetarëve  kundrejt  të dhënave në librat. Deri më tani, rreth 900,000 të dhëna janë verifikuar tashmë, ndërsa procesi do të vazhdojë edhe më tej\".

Sot u bë dorëzimi i serisë së fundit librave të certifikuara të gjendjes civile për komunën e Skënderajt dhe komunën e Drenasit.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)