EULEX do të vazhdojë të përkrahë MPB-në
Prishtinë, 23 dhjetor - Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, priti në takim shefin e EULEX-it në Kosovë, Gabriele Meucci, ku diskutuan për sigurinë e vendit në përgjithësi.
Fillimisht, shefi i EULEX-it, Meucci, uroi ministrin Hyseni për emërimin e tij, si ministër i Punëve të Brendshme.
Ministri Hyseni siguroi shefin e EULEX-it për gatishmërinë e plotë për bashkëpunim të agjencive të zbatimit të rendit dhe ligjit me misionin e EULEX-it.
Ndërsa, shefi i EULEX-it theksoi se do të vazhdojë të përkrahë Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe strukturat e sigurisë në të gjitha format.
Ministri Hyseni dhe shefi i EULEX-it, Meucci, garantuan angazhim të lartë të organeve të rendit në ofrimin e sigurisë dhe rendit në gjithë Republikën e Kosovës.