EULEX do tё vazhdoj tё mbështes Ministrinë e Drejtësisë
Prishtinë, 21 korrik Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha ka pritur sot nё takim Ushtruesin e Detyrës sё shefit të EULEX Bernd Thran.
Gjatë takimit Ministrja Hoxha falënderoi misionin e EULEX-it pёr ndihmën dhe mbështetjen e deritashme dhe siguroi Z. Thran se bashkëpunimi do te vazhdoj edhe mё tutje, nё veçanti nё sektorin e sundimit tё ligjit, me theks tё veçantë nё zbatimin e ligjeve.
Ministrja Hoxha po ashtu shprehu përkushtimin e saj që gjatë punës sё saj do tё fokusohet nё implementim mё efektiv tё legjislacionit nё fuqi, si dhe tё punohet nё tё gjithë sektorët e drejtësisë nё bazë tё parimit tё transparencës, përgjegjësisë dhe llogaridhënies.
Z. Thran shprehu gatishmërinë e misionit tё EULEX-it pёr bashkëpunim sa mё tё ngushtë me Ministrinë e Drejtësisë. Po ashtu z. Thran siguroi Ministren Hoxha se EULEX do tё vazhdoj tё mbështes sektorin e drejtësisë nё Kosovë dhe do tё punohet sё bashku me qëllim tё fuqizimit tё këtij sektori tё rëndësishëm pёr tё ardhmen e vendit.