04 Maj 2024

EULEX dislokon këshilltarë policor në veri

Prishtinë, 30 korrik - EULEX-i është duke dislokuar nga Prishtina në Mitrovicë këshilltarë të lartë policore me përvojë të gjatë,  duke shtuar numrin e përgjithshëm  në 23.

Këshilltarët policor shtesë do ta mbështesin Ekipin Policor të Komandës Rajonale në veri të Kosovës, dhe në veçanti ushtruesin e detyrës të Komandantit Rajonal, Nenad Gjuriç.

Ata do të  plotësojnë  mbështetjen e vazhdueshme të Mentorimit, Monitorimit dhe Këshillimit të Policinë e Kosovës -së në veri.

Ekipi Komandues Rajonal u krijua si rezultat i marrëveshjes së Dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, në prill 2013.

Rilokimi do të ndihmojë për të siguruar që EULEX-i ofron një Monitorim, Mentorim dhe Këshillim (MMA) të qëndrueshme dhe  të përbashkët, e që nënkupton qasje në të gjitha nivelet brenda strukturës komanduese PK-së.

Kjo do t’i sigurojë Ekipit Rajonal Komandues dhe komandanti të tij një fillimin më të mirë të mundshme në operacionet në pjesën veriore të Kosovës. EULEX-i do të bëjë një përpjekje të veçantë për të mbështetur zbatimin e Dialogut Prishtinë-Beograd, dhe ne do të vëmë theks të veçantë në ndërtimin e kapaciteteve për të përmirësuar punën e policisë  në veri. EULEX gjithashtu synon t’i dhurojë pajisje Ekipit Komandues Rajonal të ri, kryesisht ne formën e automjeteve.

Shefi i Misionit të EULEX-it,  Bernd Borchardt shpjegoi se vendimi i tij për të dërguar këshilltarë shtesë në veri është bërë për shkak të  sfidave të veçanta që ekzistojnë për një polici më të suksesshme në veri, sidomos duke pasur parasysh  situatën e ditëve të fundit.

\"Ne duke e ditur se është një ekip i ri i policisë në veri dhe siç kemi bërë me Komandantët  të tjerë Rajonal, ne jemi duke ofruar ekspertizën dhe mbështetjen tonë kështu që ai të jetë në gjendje të kryej punën në standardet më të larta të mundshme policore\", thotë Berndt Borchardt.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)