15 Janar 2025

EULEX dhuroi 33 vetura për Ministrinë e Punëve të Brendshme

Prishtinë, 1 nëntor - Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt ceremonia e pranim dorëzimit të veturave të EULEX-it për MPB-në. Në ceremoninë e pranimit morën pjesë, ministri i Punëve të Brendshme, z. Famur Sefaj dhe zëvendësshefi i Misionit  të EULEX-it, z. Bernd Thran.


Me këtë rast EULEX-i ka dhuruar 33 vetura të tipit Nissan Patroll, të prodhuar në vitin 2009 në vlerë prej 300 mijë euro.


Ministri Punëve të Brendshme, z. Flamur Sefaj, falënderoi misionin e EULEX-it për dhurimin e veturave, ku vlerësoi se ato janë shumë të nevojshme për MPB në kryerjen e misionit të saj, duke pasur parasysh edhe vjetërsinë e veturave aktuale që ka në dispozicion MPB.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)