22 Dhjetor 2024

EULEX dhe Qeveria zotohën për forcimin e sundimit e ligjit

Prishtin, 19 maj - Bordi i Përbashkët Bashkërendues për Sundimin e Ligjit, i bashkë-kryesuar nga Yves de Kermabon,  Shefi i EULEX-it, dhe Hajredin Kuçi, Zëvendës-kryeministër, mbajti sot takimin e tij të 17 në selinë e EULEX-it në Prishtinë.

Kermabon theksoi se EULEX-i ka bërë shumë  punë kohëve të fundit në  përmbushjen e mandatit ekzekutiv të tij, duke spikatur punën e rëndësishme lidhur me varrezën masive të mundshme në Rashkë.

 “Të gjitha aktivitetet e EULEX-it janë duke u realizuar me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit në Kosovë.  Kjo është ajo që ne do të vazhdojmë ta bëjmë.  Po ashtu, ky është edhe qëllim i Qeverisë me të cilën kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm, një trend që është në vijim e sipër,” tha Mr. de Kermabon.

Kuci, Zëvendës-kryeministër, shprehu mirënjohje për punën e EULEX-it në sferën e sundimit të  ligjit në kontekstin e procesit të integrimit të Kosovës në BE.

Përkitazi me nevojën e emërimit të 9 anëtarëve që  mungojnë në Bordin për Shqyrtim të  Brendshëm ashtu që ati t’i mundësohet që të merret urgjentisht me një numër të rasteve të pazgjidhura të grumbulluara, Ahmet Shala, Ministër i Financave, tha se këto emërime do të bëhen deri në takimin e radhës të BPBSL më 7 korrik.

Haki Demolli, Ministër i Drejtësisë dhe Bajram Rexhepi, Ministër i Punëve të Brendshme thanë se përzgjedhja e 30 oficerëve të  PK-së dhe e 5 ekspertëve për Task Forcën Anti-Korrupsion do të kryhet po ashtu deri në takimin e radhës të BPBSL. 

Zëvendës-kryeministri Kuçi e theksoi rëndësinë e emërimit të  Drejtorit të Mjekësisë  Ligjore për shkak të përkushtimit të  fuqishëm të Qeverisë ndaj çështjes së personave të pagjetur dhe për pajtimin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)