03 Maj 2024

EULEX dhe PK operacion evropian kundër krimit të organizuar

Prishtinë, 30 janar - Policia e EULEX-it dhe përfaqësuesit e Policisë së Kosovës kanë marrë pjesë sot në një konferencë ndërkombëtare për shtyp në Budapest, Hungari ku është paraqitur përmbyllja e suksesshme e një operacioni në shkallë të gjerë në Evropë lidhur me kontrabandimin e imigrantëve nga Siria, Libia dhe Turqia për në Evropën Perëndimore. Operacioni në Evropë ishte bërë i mundur në bazë të inteligjencës dhe informacioneve të siguruara nga EULEX-i.

Gjatë operacionit të djeshëm, i cili u zhvillua njëkohësisht në 10 vende, janë arrestuar 103 persona dhe janë kryer 117 bastisje.

Një kontribut i këtillë i Policisë së EULEX-it dhe i Policisë së Kosovës nuk ishte shënuar më herët përkitazi me një operacion kaq të gjerë i cili përfundoi në mënyrë të suksesshme. 

Në operacionin e përbashkët që u zhvillua dje, Policia e EULEX-it dhe Policia e Kosovës i kanë arrestuar tre persona, ndërsa një person tjetër ishte arrestuar javën e kaluar, kurse 11 të tjerë qenë arrestuar në vitin 2011 dhe 2012, duke e ngritur në 15 numrin e personave të dyshuar vetëm në Kosovë.

Sipas pohimeve, disa prej udhëheqësve kryesorë të këtij rrjeti kriminal transnacional kishin operuar nga Kosova, e cila shërbente si rrugë tranziti nga Siria, Libia dhe Turqia drejt vendeve të Evropës Perëndimore.

Projekti i ashtuquajtur Fimathu ishte kryer nën ombrellën e EUROPOL-it dhe e ka përfshirë edhe bashkëpunimin me Kosovën, Malin e Zi, Hungarinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Austrinë, Italinë, Slloveninë, Kroacinë, Francën, Gjermaninë, Greqinë, Republikën Çeke dhe Sllovakinë.

Në Kosovë, rasti është hetuar nga një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)