14 Maj 2024

EULEX dënon lirimin e paligjshëm të një të dyshuari

Prishtinë, 13 mars - EULEX-i dënon fuqishëm dhunën që ndodhi dje lidhur me sulmin ndaj stacionit të policisë në Zubin Potok nga një turmë vendëse e që rezultoi me lirimin e paligjshëm të të dyshuarit të ndaluar, Slobodan Sovrliq, i kërkuar për vepra të rënda penale.

EULEX-i tutje dënon aktin e shpërthimit të djeshëm në afërsi të stacionit të policisë dhe kërkon hetim të hollësishëm të ngjarjeve të cilat e penguan vendosjen e drejtësisë në Zubin Potok.

\"Sundimi i turmës nuk mund të tolerohet në asnjë shoqëri. Kjo turmë duhet të izolohet, meqë paraqet kërcënim për të gjithë qytetarët që e respektojnë ligjin\", theksohet në komunikatën e EULEX-it.

Sundimi i ligjit parashtron që kur të jetë lëshuar një fletarrest i ligjshëm, dhe kur ekziston mundësia e zbatimit të këtij vendimi ligjor, arrestimi duhet të kryhet, dhe personat e dyshuar duhet të mbahen në paraburgim derisa të jenë intervistuar nga prokurori.

Pavarësisht, fajësisë ose pafajësisë, procesi i rregullt duhet të respektohet nga të gjithë personat e civilizuar dhe gjatë gjithë kohës.

Prokurorët e EULEX-it, së bashku me Policinë e EULEX-it dhe Policinë e Kosovës do të punojnë bashkërisht për të siguruar që shkaktarët e kësaj dhune të identifikohen dhe të sjellën para drejtësisë.

EULEX-i i bën thirrje qytetarëve që të japin informata në lidhje me ngjarjen e djeshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)