04 Maj 2024

EULEX dënon gjashtë persona për kontrabandim të emigrantëve

Prishtinë, 21 shtator - Trupi gjykues i përbërë nga një gjyqtar i EULEX-it dhe dy gjyqtarë vendas,  i kryesuar nga gjyqtari i EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Prizren i ka dënuar gjashtë persona nga rajoni i Pejës për veprën penale të kontrabandimit të emigrantëve. Tre të akuzuar të tjerë u liruan nga akuzat.

Armend Bezera, Besim Idrizaj, Nysret Alijaj, Hasan Bobi u dënuan me nga një vit burgim, Tahir Berisha u dënua me dy vite e gjysmë burgim, Naser Idrizaj  u dënua me tri vite e gjysmë burgim.

Po ashtu, Naser Idrizajt i është shqiptuar gjoba prej 1500 Euro për mbajtje në pronësi të paautorizuar të armëve, kurse është shfajësuar për posedim të paligjshëm të drogës. Të gjithë të akuzuarit u shfajësuan për krim të organizuar. Me atë rast ishin konfiskuar dy armë të vogla dhe një sasi e vogël e kanabisit.

Hetimet ishin bërë në bazë të informacioneve të marra nëpërmjet bashkëpunimit juridik ndërkombëtar me Shqipërinë. Hetimet kanë filluar në gusht 2010 kundër dy të akuzuarve, ndërsa në bazë të përgjimit të bisedave telefonike janë identifikuar dëshmitarët dhe bashkë-kryerësit. Të gjithë të akuzuarit u arrestuan në maj 2011.

Rastin e ka ndjekur penalisht një prokuror vendas nga Prokuroria Speciale e Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)