23 Dhjetor 2024

EULEX bastisë Doganën dhe Ministrnë e Ekonomisë

Prishtinë, 16 dhjetor - Sot, Njësia për Hetime Financiare e Departamentit Ekzekutiv të Policisë së EULEX-it ka kryer bastisje në tri zyra në selinë e Doganës së Kosovës dhe në Ministrinë e Ekonomisë dhe të Financave (në Departamentin Ligjor) në Prishtinë, në kuadër të hetimeve të cilat janë duke u zhvilluar në lidhje me keqpërdorimin e detyrës zyrtare/pushtetit dhe të abuzimit të autorizimeve ekonomike lidhur me importimin e duhanit në dhjetor 2008.

Prokurorët specialë të EULEX-it ishin të pranishëm në vendngjarje të secilës prej bastisjeve në mënyrë që të mbikëqyrin dhe të sigurojnë mbledhje efektive të dëshmive dhe t’iu ofrojnë personave të pranishëm sqarim të plotë dhe të duhur.

Po ashtu në Prishtinë janë bastisur tri shtëpi private.

Bastisjet janë autorizuar sipas rregullit nga gjykatësi i procedurës paraprake i EULEX-it i Gjykatës së Qarkut të Prishtinës.

Dy të pandehurit – Shefi i Doganës së Kosovës Naim Huruglica dhe Shefi i Departamentit Ligjor në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe të Financave, Lulezim Rafuna – janë duke u marrë në pyetje nga policia.

Një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale (SPRK) është duke i mbikëqyrë hetimet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)