14 Maj 2024

EULEX bastis shtëpinë e Zvonko Veselinoviq

Mitrovicë, 22 maj - Forca të mëdha të policisë speciale të EULEX-it kanë bastisur sot në mëngjes shtëpinë e kapos së krimit në veri, Zvonko Veselinoviq, në fshatin Dolan të Zveçanit.
 
Aksioni është zhvilluar në orën pesë dhe mësohet se janë konfiskuar një pushkë gjuetie dhe një tjetër ajrore.

Veselinoviq, është arrestuar më 20 dhjetor të vitit të kaluar dhe dyshohet për shumë vepra penale. 

Edhe EULEX përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se sot në mëngjes, nën mbikqyrjen e prokurorit të EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës, policia e EULEX-it nga Njësia Hetimore për Krimin e Organizuar dhe Njësia e Policisë Speciale zhvilluan bastisje në veri të Kosovës në fshatin Dolan pranë Zvecanit.

Bastisja u krye në lidhje me një hetim mbi krimin e organizuar, vjedhje, kontrabandim mallrash dhe trafikim droge.

Gjatë bastisjes, e cila u autorizua nga një gjykates i EULEX-it, u konfiskuan dy armë, municion dhe dokumenta.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)