23 Dhjetor 2024

EULEX bastis kompani të dyshuara rreth tenderëve të MTPT-së

Prishtinë, 18 Janar - Sot, Departamenti ekzekutiv i Policisë së EULEX-it ka bastisur katër kompani nëpër vende të ndryshme në Kosovë; Prishtinë, rajon të Pejës dhe në Prizren, në lidhje me një hetim për një tender të dyshimtë ku është e përfshirë Ministria e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit.   

Bastisjet janë autorizuar nga gjykatësi i EULEX-it i procedurës paraprake në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë.

Në një hetim tjetër për tenderë të dyshimtë në komunën e Gjilanit, Departamenti ekzekutiv i Policisë së EULEX-it ka kryer bastisje në dy kompani në Gjilan. 

Bastisjet janë autorizuar nga gjykatësi i EULEX-it i procedurës paraprake në Gjykatën e Qarkut në Gjilan.

Dy hetimet e lartcekura për korrupsion janë nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Speciale të Kosovës (SPRK).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)