EULEX arreston Sabit Gecin në lidhje me krimet e luftës
Prishtinë, 6 maj - Zyra për informim e Misionit të Sundimit të Ligjit të Bashkimit Evropian në Kosovë EULEX ka bërë të ditur se ka arrestuar Sabit Gecin për krime lufte në Kosovë.
"Sot në Prishtinë Departamenti Ekzekutiv i Policisë së EULEX-it, në bazë të urdhrit të PS së (Prokurorisë Speciale), e ka kryer një bastisje në një shtëpi dhe e ka arrestuar një mashkull të dyshuar në lidhje me krimet e luftës të cilat supozohet se janë kryer dërmjet muajit prill dhe qershor 1999", thuhet në njoftimin e EULEX-it.