EULEX arreston një të dyshuar për vrasjen e Enver Symberit
Prishtinë, 26 janar - Pas punës së përbashkët hetimore të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës, sot Policia e EULEX-it ka arrestuar një individ të kërkuar në lidhje me vrasjen e oficerit të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi, të ndodhur më 26 korrik 2011.
Arrestimi u bë në fshatin Çabër në veri të Kosovës. Momentalisht individi është duke u marrë në pyetje. Hetimi për vrasjen e Enver Zymberit është duke u zhvilluar bashkërisht nga Policia e Kosovës, Policia e EULEX-it, dhe prokurorët vendorë e ata të EULEX-it.