Eulex arreston një serbë të dyshuar për krime lufte
Mitrovicë, 15 prill - Siç bëjnë të ditur mediat serbe, sot Policia e EULEX-it ka arrestuar edhe një serbe në veri të Kosovës.
Këto mediet nuk e japin identitetin e plotë të të arrestuarit, por raportojnë se bëhet fjalë për V.N, punëtor i Postës së Serbisë.
Ndërkaq ato citojnë zëdhënësen e EULEX-it, Irina Gudeleviqin, se ai është arrestuar sipas kërkesës së një prokurori ndërkombëtar të Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe se bëhet fjalë për një person që kërkohej nga policia si i dyshuar për vrasje të rëndë, përpjekje për vrasje dhe shkaktim lëndimesh të rënda trupore.
Operacioni lidhet me krimet e luftës të kryera në pjesën veriore të Mitrovicës në shkurt të vitit 2000.
I arrestuari është dërguar në bazën e EULEX-it në Mitrovicë, ku do të merret në pyetje.