03 Maj 2024

EULEX arreston Milaim Zeken

Prishtinë, 14 nëntor - Sot në orët e mëngjesit nga ora 9:00 në Prishtinë Njësia Speciale e EULEX-it ka bastisur dhe arrestuar gazetarin Milaim Zeka.

Dyshohet se arrestimi ka ndodhur për shkak të zbulimit të identitetit të një dëshmitari në një gjyq për krime lufte, por kjo nuk mund të konfirmohet.

Vetë misioni i BE-së nuk jep hollësi në lidhje me operacionin.

“Ajo çka mund të konfirmoj është se një operacion po zhvillohet në Prishtinë sot, por nuk mund të flas për detaje në këtë moment”, ka thënë zëdhënësja e EULEX’it, Anne Blanksma Ceta


Nderkaq në një komunikat për media EULEX njofton se është kryer një bastisje në dy lokacione në Prishtinë në lidhje me një hetim për vepër penale të frikësimit gjatë procedurës penale (në kundërshtim me nenin 395 të KPK), tentativë e pengimit të të provuarit apo e procedurës zyrtare (në kundërshtim me nenin 28 dhe 394 të KPK) dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës (në kundërshtim me nenin 400 të KPK). Operacionin e bastisjes e ka autorizuar një gjyqtar ndërkombëtar i Gjykatës Themelore të Mitrovicës.
 
Nuk është arrestuar asnjë person.  Rastin është duke e hetuar një prokuror ndërkombëtar i Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)