Eulex arreston katër të persona për rastin Bllaca
Prishtinë, 6 korrik - Policia e EULEX-it ka arrestuar sot 4 persona lidhur me rastin Bllaca. Personat e arrestuar, sipas zëdhënësit Nicholas Hawton, janë të dyshuar për një rast të vrasjes.
Hetimet kanë të bëjnë me pohime për vrasje të rëndë dhe tentim vrasje të rëndë të kryera në vitin 1999 dhe 2000.
Arrestimet u kryen pa ndonjë incident. Pritet që sot më vonë të katër individët të paraqiten para një gjyqtari të procedurës paraprake, ka thënë Hawton.
Mediat lokale raportojnë se nga katër personat e arrestuar tre prej tyre janë Shpresim Uka, Driton Hajdari, Shaban Syla, emrat e të cilëve përmenden në video-incizimin e publikuar nga njeriu që e ka cilësuar vetën si ish-agjent i SHIK-ut, Nazim Bllaca.
Ata akuzohen për krim të organizuar, për vrasje të Ibush Kllokoqit e të Selim Broshajt, si dhe për tentimvrasje ndaj Adem Salihajt dhe Agim Veliut, si dhe për vepra të tjera, për të cilat ka denoncuar Nazim Bllaca.