EULEX arreston Faruk Gashin person lidhur me rastin Bllaca
Prishtinë, 13 korrik - Sot në Prishtinë, Njësiti Ekzekutiv i Policisë së EULEX-it ka arrestuar Faruk Gashin në lidhje me hetimet që janë duke u bërë për rastin Bllaca.
Ky person sipas EULEX-it ka qenë i akuzuar për vepra kriminale të kryera në qershor të vitit 1999 në komunën e Lipjanit.
Hetimet janë duke u kryer nga Policia e EULEX-it nën mbikëqyrjen e Zyrës së Prokurorit Special (PSRK-së).