EULEX arreston dy persona në lidhje me krimet e luftës
Prishtinë, 14 dhjetor - Sot në rajonin e Prizrenit zyrtarët policorë nga departamenti ekzekutiv i policisë së EULEX-it, të mbështetur nga njësia ROSU e PK-së, kanë arrestuar dy shqiptarë të Kosovës në kontekstin e disa hetimeve në vazhdim që kanë të bëjnë me krime të luftës", thuhet në njoftimin e EULEX-it
Akuzat sipas njoftimit ndërlidhen me ushtrimin e masave të kërcënimit dhe terrorit; zhvendosjen dhe shpërnguljen e popullatës civile, vepra këto të kryera mes datës 17 dhe 19 korrik 1998 në Rahovec dhe në fshatrat përreth.
Hetimet janë nën mbikëqyrjen e një prokurori të EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK).