29 Prill 2024

Eulex arrestoi të dyshuarit në rastin e vrasjes në Kroin e Vitakut

Prishtinë, 12 korrik - Task Forca e EULEX-it në Mitrovicë udhëhoqi një operacion të përbashkët me Policinë e Kosovës sot në mëngjes në lidhje me rastin e vrasjes në Kroin e Vitakut.

Dy të dyshuar u paraburgosën në lidhje me incidentin e dhunshëm i cili ndodhi në nëntor 2011 dhe i cili kishte për pasojë vrasjen e Savo Mojsiçit.

Njëri nga të dyshuarit kishte në posedim armë dhe/ose municion pa autorizim të duhur. Dy persona të tjerë u arrestuan për posedim të paautorizuar të armëve dhe/ose të municionit.

Gjatë operacionit, u bastisën tri shtëpi dhe u konfiskuan dy pushkë AK 47 me rreth 110 plumba, 1 revole me 5 plumba dhe 1 granatë dore. Bastisja u krye pa ndonjë incident.

Dy të dyshuarit dhe dy personat e arrestuar janë në mbajtje të përkohshme policore për 48 orë.

Rastin po e heton një ekip i përzier i përbërë nga një prokuror i EULEX-it dhe një prokuror vendas i qarkut.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)