EULEX arrestoi sot disa persona të dyshuar për krime lufte
Prishtinë, 16 mars - Sot Policia Ekzekutive e EULEX-it ka arrestuar tetë persona në kontekst të një hetimi për krime të luftës. Po ashtu janë kryer edhe disa bastisje. Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka bërë sigurinë e gjithëmbarshme të operacioneve.
Një person tjetër është arrestuar në një shtet të huaj.
Arrestimet janë kryer me urdhër të gjykatësit të EULEX-it të procedurës paraprake nga Gjykata e Qarkut të Prishtinës, bazuar në dyshimet e bazuara për vrasje, torturime dhe vepra tjera penale të bëra kundër civilëve shqiptarë dhe serb të Kosovës, si dhe ndaj të burgosurve të luftës në qendra të paraburgimit në Kosovë në vitin 1999.
Hetimet janë duke u kryer nën mbikëqyrjen e një prokurori të EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK).
Sot Policia ekzekutive e EULEX-it ka kryer disa arrestime. Arrestimet kanë të bëjnë me akuza për krime lufte. Janë kryer edhe disa bastisje. Arrestimet janë kryer me urdhër të gjykatësit të EULEX-it të procedurës paraprake nga Gjykata e Qarkut të Prishtinës. Hetimet janë duke u kryer nën mbikëqyrjen e një prokurori të Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK). Për momentin nuk mund të thuhet asgjë më shumë, ka njoftuar zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi.
Forca të mëdha të policisë së EULEX-it bastisen shtëpinë e komandatit të stacionit të policisë rajonale në Prizren, Nexhmi Krasniqi.
Sipas burimeve të InfoGlobi, në momentin e arrestimit të komandantit Krasniqi pati reagimi nga banorët dhe policia lokale e cila nuk e lejoi ta arrestojë duke ngritur barrikada.