EULEX arrestoi një person për trafikim ndërkombëtar të heroinës
Prishtinë, 4 maj - Policia Ekzekutive e EULEX-it e ka arrestuar një person në Pejë në lidhje me trafikimin ndërkombëtar të heroinës.
Po ashtu, Policia e EULEX-it, e ka bërë bastisjen e dy objekteve të ndryshme në Pejë në lidhje me trafikimin e drogës.
Operacioni është zhvilluar në mëngjesin e hershëm të ditës së mërkurë, 4 maj.
Personi i arrestuar akuzohet për trafikim të drogës në Kosovë dhe jashtë saj drejt shteteve të ndryshme evropiane në vitet 2008-09.
Arrestimi i tij është pjesë e një hetimi më të gjerë lidhur me krimin e organizuar.
Arrestimi dhe bastisjet janë autorizuar nga një gjykatës i procedurës paraprake në Gjykatën e Qarkut të Prishtinës.
Hetimet po mbikëqyren nga një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK).