EULEX, akuzë dy ish-luftëtarëve të UÇK-së
Prishtinë, 19 shkurt - Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë edhe ndaj dy ish-pjesëtarëve të UÇK-së, për krime lufte të kryera kundër popullsisë civile në një kamp në Cahan të Shqipërisë.
Haki Hajdari, 48 vjeç nga Skenderaj, i njohur me nofkën Haki Drenica dhe Sali Rexhepi, 55 vjec nga Rashkoci i Gjakovës akuzohen nga një prokuror ndërkombëtar se në bashkëpunim me Riza Alijajn dhe anëtarë të tjerë të UÇK-së, të paidentifikuar deri më tani, kanë trajtuar në mënyrë çnjerëzore civilë shqiptarë në Cahan të Shqipërisë në vitin 1999.