03 Maj 2024

EULEX aksion në veri të Mitrovicës, arrestohet Oliver Ivanoviq

Mitrovicë, 27 janar - Njësia Speciale e Policisë së Misionit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë - EULEX ka kryer sot një aksion në veri të Mitrovicës.

 Zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se misioni evropian është duke kryer një aksion në veri të Mitrovicës.

"Aktualisht, prokurori special i Prokurorisë së Kosovës është duke dëgjuar një person, nën dyshimet për kryerje të krimeve të luftës", ka thënë Krasniqi për REL-in.

Duke u thirrur në burime mediat serbe theksojn se Oliver Ivanoviq është arrestuar nën dyshimin se ka kryer krime gjatë luftës në Kosovë.

Ai dyshohet për veprat penale, torturë ndaj popullatës civile dhe vrasje të civilëve në baza etnike. Ai është arrestuar me dyshime për vrasjet që ndodhën nga viti 1999-2000.

Ndërkaq Nisma Qytetare Serbe ka regauar ndaj informacioneve në disa media, se kryetari i saj, Oliver Ivanoviq, është arrestuar.

Në kominikatën e saj thuhet se “Ivanoviq nuk është arrestuar, por si qytetar i përgjegjëshëm, i është përgjigjur thirrjes së EULEX-it për të dhënë deklaratë”.

“Kjo thirrje ka absolutisht qëllim politik, për të krijuar një balancë me arrestimet në komunitetin shqiptar. Padyshim se ka për qëllim edhe shkaktimin e frikës dhe jostabilitetit në të gjithë komunitetin serb në Kosovë”, thuhet në reagimin e Nismës Qytetare Serbe.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)