Espresso: Mafia serbe më e rrezikshmja në Ballkan
Milano, 23 prill - Mafia serbe është më e rrezikshmja në Ballkan. Kështu shkruan gazeta italiane Espresso e cila përshkruan edhe rrugët ndërkombëtare të kontrabandës së kokainës.
Gazeta po ashtu thekson se porti i Malit të Zi është një prej katër kanaleve kryesore të kontrabandës së kokainës në botë.
Ndërsa, katër kanalet kryesore të trafikimit janë: karteli jugamerikan, mafia ballkanike, organizatat kriminale afrikane dhe ato italiane.
Ndërkohë, e përditshmja Vijesti thekson se disa nga mafiat më të rrezikshme në Ballkan janë ato serbe, shqiptare, rumune dhe malazeze.