Eskalon protesta
Prishtinë, 27 janar - Në protestën, e cila është thirrur nga Vetëvendosje!, ka filluar përplasja e protestueseve me Policinë e Kosovës.
Kjo ka ndodhur pa ultimatumit që i ka dhënë policisë, sekretari organizativ i Vetëvendosje!-s, Dardan Molliqaj për largimin e rrethojave nga sheshi Skënderbeu.Policia për ta qetësuar situatën ka hedhur gaz lotsjellës.
Shefja e grupit parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi ka thënë se do të jenë bashkë për ta mbrojtur nderin e nenave të Kosovës dhe pasurinë e Kosovës, konkretisht Trepçë-n. Ajo ka theksuar se nuk do të lejojnë që të humbet e ardhmja e Kosovës. Kadaj-Bujupi, ka thënë se do të vazhdojnë të protestojnë në mbrojtje të dinjitetit të qytetarëve dhe të Trepçë-s.
Shefja e grupit parlamentar të Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami, ka thënë se Aleksandër Jabllanoviq e ka kryeministër Aleksandër Vuçiq dhe jo Isa Mustafën.Ajo ka deklaruar se kryeministri Mustafa nuk ka fuqi që ti shkarkojë ministrat e tij. Bajrami ka shtuar se Mustafa është i paaftë për të qeverisur me Kosovën.
Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje!, Dardan Molliqaj, ka kërkuar nga policia që ti heq rrethojat, që i ka vënë para protestuesve.Ai ka thënë se protestat smund të ndalën me dhunë. Ne nuk jemi egërsira, por jemi qytetarë të Republikës. Qëllimi ynë është për protestë paqësore, ka thënë Molliqaj.
Një numër i madh protestuesish ka nisur të mblidhen në Sheshin Skënderbeu. Protesta ka nisur me moton Jabllanoviq jashtë, Trepça është e jona.Kjo protestë është organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje! dhe është përkrahur nga AAK-ja dhe Nisma për Kosovën. Kësaj radhe thirrjes për të marrë pjesë në këtë protestë nuk u janë përgjigjur organizata Thirrjet e Nënave dhe organizatat e dala nga lufta e UÇK-së.(Epoka e re)