Eshtrat e ISa Boletinit do të rivarrosen në Vlorë
Prishtinë, 13 maj - Këshilli Organizativ për organizimin e ceremonisë së rivarrimit të eshtrave të Heroit Kombëtar Isa Boletini, me propozimin e të dyja qeverive të Shqipërisë dhe të Kosovës si dhe pajtimin e familjarëve të Heroit Kombëtar Isa Boletini dhe familjareve te bashkëluftëtarëve te tij prezent ne takim, u vendosë që: eshtrat e Heroit Kombëtarë Isa Boletini dhe të bashkëluftëtarëve të tij të kohës do të rivarrosen në Vlorë, me 10 qershor 2015.
Këshilli Organizativ do të vazhdojë punën në përgatitjet e ceremonisë së rivarrimit sipas agjendës së mëparshme.