13 Janar 2025

Enver Zymberi ra duke e mbrojtur Kosovën e pavarur

Prishtinë, 26 korrik - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Abdulselami Shkodra, sot ka bërë homazhe te lapidari i Heroit të Kosovës, Enver Zymberi, në përvjetorin e shtatë të rënies së tij.

Para menaxhmentit të lartë të Policisë së Kosovës, kryeministri Haradinaj nderoi veprën heroike të Enver Zymberit.

“Lavdi për Enverin, lavdi për veprën dhe sakrificën e tij”, tha kryeministri Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj dhe Qeveria e Republikës së Kosovës, ka shprehë nderimet më të sinqerta për familjen e policit të rënë në detyrë, Heroit të Kosovës, Enver Zymberi, në shtatë vjetorin e rënies së tij në krye të detyrës dhe në mbrojtje të kufijve të atdheut, të ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në veriun e Kosovës. 

"Enver Zymberi ra duke e mbrojtur Kosovën e pavarur. Lavdi", tha Kryeministri Haradinaj.

Enver Zymberi, ndërroi jetë më 26 korrik 2011, si rezultat i plagëve të marra nga sulmi i turmave të dhunshme që tentuan të bllokonin vënien e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në pikat kufitare në veri të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)