18 Janar 2025

Enver Sekiraqa dënohet me 37 vjet burgim

Prishtinë, 17 maj - Enver Sekiraqa është dënuar me 37 vjet burgim për vrasjen e policit Triumf Riza.

Gjykata Themelore e Prishtinës nëpërmjet një komunikate për media ka bërë me dije se një panel i përbërë prej dy gjyqtarësh ndërkombëtarë dhe një lokal, i Gjykatës Themelore në Prishtinë, shpalli aktgjykimin për një rast vrasjeje kundër të pandehurit E. S. “Viktima ka qenë pjesëtar i Policisë së Kosovës, i cili ishte vrarë më 30 gusht 2007 në Prishtinë. I pandehuri E. S. është akuzuar për tri vepra penale dhe akuza kryesore është akuza e parë, nxitje për kryerje të vrasjes së rëndë të pjesëtarit të Policisë së Kosovës”, është thënë në komunikatë.

Paneli gjyqësor e ka shpallur fajtor E. S. për veprën penale detyrim dhe nxitje të vrasjes së rëndë dhe e ka dënuar me 37 vjet burgim.

Palët kanë të drejtë ankese kundër vendimit në afat prej 15 ditësh pas pranimit të aktgjykimit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)