Enver Hasanit pritet ti përfundojë mandati
Prishtinë, 26 dhjetor - Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, i ka ditët e numëruara në krye të kësaj gjykate.
Në gjashtëmujorin e parë të vitit të ardhshëm atij dhe disa gjykatësve tjerë të kësaj gjykate do tiu përfundojë mandati.
Kësisoj Hasani me shokë nuk do të kenë të drejtë të konkurrojnë më për të mbetur pjesë e kësaj gjykate, shkruan Tribuna.
Këtë shpjegim e jep njëri ndër hartuesit e Kushtetutës së Kosovës, Riza Smaka. Ai thotë se me ligji parashihet që gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese nuk kanë të drejtë të rizgjidhen.
Megjithatë, sipas tij, Kosova është vend i çudirave dhe mund të ndodhë që shumë bëhen edhe në kundërshtim me ligjin.