12 Maj 2024

Enver Hasani viziton Italinë

Prishtinë, 21 prill - Me ftesë të Universitetit të Bolonjës, kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Enver Hasani, ka udhëtuar për në Bolonjë të Italisë, në një vizitë disaditëshe.

Gjatë qëndrimit në Bolonjë, të martën, më 22 prill 2014, Kryetari Hasani do të mbajë ligjëratë në Institutin e Shkencave Juridike të Universitetit të Bolonjës, në temën:

“Drejtësia kushtetuese dhe transicionet në Evropën Qendrore dhe Lindore”. Kryetari Hasani, gjithashtu, është ftuar të marrë pjesë edhe në Kongresin ndërkombëtar që organizohet nga Fakulteti Juridik i Universitetit të Bolonjës, në Ravena të Italisë, më 23 dhe më 24 prill 2014.

Duke qenë njëri ndër folësit kryesorë në këtë Kongres, të enjten, më 24 prill 2014,  Kryetari Hasani do të mbajë ligjëratë në temën: “Gjykata Kushtetuese e Kosovës:
Natyra e kompetencave në kuadër të së drejtës komparative”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)