15 Janar 2025

Enver Hasani po hetohet Prokuroria Speciale për keqpërdorime

Prishtinë, 20 prill - Është interpretues i aktit më të lartë juridikë të shtetit, Gjykatës Kushtetuese, por kreu i saj, Enver Hasani po hetohet për dy raste të ndryshme nga Prokuroria Speciale për keqpërdorim të parasë publike dhe falsifikime.

Prokuroria speciale e Kosovës nga viti 2014 është duke u marrë me rastin e parë, për të vazhduar më pas edhe me rastin tjetër, kundër Hasanit, shkruan ‘Zëri’.

Lënda e parë ka të bëjë me lidhjen e një kontrate për përkthimin e librave në mes të Universitetit të Prishtinës dhe Institutit të Studimeve Ndërkombëtare nga Tirana, në kohën kur Hasani ishte rektor, ndërsa rasti tjetër më i ri është ngritur nga Avokati i Popullit, Sami Kurteshi.

 /Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)