13 Janar 2025

Enver Hasani për vizitë zyrtare në Paris

Prishtinë, 7 shtator - Një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, i prirë nga kryetari, Enver Hasani, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Paris.

Gjatë qëndrimit në kryeqytetin francez, kryetari Hasani dhe delegacioni i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës do të takohen me kryetarin e Këshillit Kushtetues të Francës, Jean-Louis Debré, si dhe me zëvendëskryetarin e Këshillit Shtetëror të këtij vendi, Jean-Marc Sauvé.

Delegacioni i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës do të zhvillojë takime edhe me zyrtarë të lartë në Ministrinë e Drejtësisë të Francës.

Sipas një njoftimi të Gjykatës, qëllimi i kësaj vizite është shkëmbimi i përvojave të ndërsjella në raportet ndërmjet gjykatave kushtetuese dhe gjykatave supreme të të dyja vendeve, në aspektin e mbrojtjes kushtetuese të të drejtave të njeriut.

Vizita është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar (GIZ).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)