15 Janar 2025

Enver Hasani ftohet në gjykatë për dy vepra penale!

Prishtinë, 11 maj - Hasanit i kërkohet që të merr pjesë në seancën e 12 majit në Pallatin e Drejtësisë.

Sipas kërkesës së Prokurorisë Speciale, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka ftuar kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani të paraqitet në Departamentin për Krime të Rënda të kësaj gjykate për shkak të veprës penale Falsifikim i dokumentit zyrtar dhe veprën penale Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar.

Në dokumentin të cilin e ka siguruar “Zëri”, Hasanit i kërkohet që të merr pjesë në seancën e 12 majit në Pallatin e Drejtësisë.

Vepra e parë është e fokusuar mbi Lëndën e një kontrate për përkthimin e librave në mes të Universitetit të Prishtinës dhe Institutit të Studimeve Ndërkombëtare nga Tirana, në kohën kur Hasani ishte rektor i UP-së, ndërsa rasti tjetër më i ri është ngritur nga Avokati i Popullit, Sami Kurteshi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)