16 Janar 2025

Enver Hasani do të ulet në bankën e të akuzuarve

Prishtinë, 18 nëntor - Njeriu që mban meritat e rrëzimit të dy presidentëve të Kosovës, këtë muaj do të dalë para drejtësisë për korrupsion.

 Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, pritet të ulet në bankën e të akuzuarve më 27 nëntor të këtij viti në Gjykatën Themelore të Prishtinës, shkruan sot Koha Ditore.

Gjykata ua ka dërguar ftesat Prokurorisë, të akuzuarve dhe mbrojtjes për seancën e parë fillestare, kur pritet të lexohet aktakuza dhe të deklarohen të pandehurit nëse janë fajtorë apo të pafajshëm.

Enver Hasani akuzohet për mashtrim në detyrë për veprime që dyshohet se ka kryer sa ishte rektor i Universitetit të Prishtinës.

Caktimin e seancës e ka konfirmuar Prokuroria me anë të një përgjigjeje të shkurtër me shkrim. “Seanca fillestare për z. Enver Hasani është caktuar më datën 27 nëntor në orën 13”, ka thënë prokuroria.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)