15 Janar 2025

Engel: Gjykata e OKB-së do të jetë problem i madh për Kosovën

Prishtinë, 2 korrik - Anëtari i Dhomës Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Eliot Engel, sot e ka mbajtur një fjalim para deputetëve në Kuvendin e Kosovës, në të cilin, pos tjerash, është shprehur edhe për çështjen e themelimit të Gjykatës Speciale për Krime të Luftës.

“Unë nuk besoj se Kombet e Bashkuara, veçanërisht janë korrekte, kur kemi të bëjmë me Kosovën. Besoj se do të ketë alternativë për Gjykatën Speciale nëse ajo nuk miratohet. Mendoj se do të jetë gjykatë e OKB-së dhe ky do të jetë problem i madh për Kosovën”, tha Engel.

Mëtutje ai ka theksuar se në punën e tij të çdoditshme në Uashington e ndihmon Kosovën duke biseduar me zyrtarë të lartë të shteteve, që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, duke kërkuar nga ata që ta bëjnë këtë.

Ai theksoi se “Kosova është shtëpia ime e dytë”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)