17 Janar 2025

Ende ka punë për themelimin e Gjykatës Speciale

Prishtinë, 20 janar - Prokurori i Grupit punues të Euleksit për hetimin e krimeve të luftës, Dejvid Shvendiman ka thënë së proceduara për themelimin e Këshillit Gjyqësor të Gjykatës Speciale ende nuk është e plotë dhe në këtë derejtim ende ka punë për tu bërë.

Ai në një dekalratë për agjencinë Beogradase Beta ka thënë se është i inkurajuar me deklaratën e Qeverisë holandeze  e cila ka pranaur që Gjyakta speciale të ketë selinë në Holandë

Prokurori i Grupit punues të Euleksit për hetimin e krimeve të luftës Dejvid Shvendiman, ka vlerësuar sot se paralajmërimi se Gjykata Speciale do të ketë selinë në Hagë, është një dëshmi se po merren në konsiderate qëndrimet e Këshillti të Evropës të publikuara në vitin 2011.

Shvendiman në një dekalratë për agjencinë beogradase BETA ka theksuar se është e një rëndësie esenciale, që ky process të mbështetet nga të gjithë akterët e kyçur në themelimin e Gjykatës Speciale në mënyrë që të merren parasysh dhe të respektohen të gjitha standerdet e gjyqësisë ndërkombëtare.

Shvendiman është pauses i prokurorit amerikan, Xhon Klint Vilijamson, i cili për tre vite ka punuar në këtë detyrë.

Prokurori Dejvid Shvendiman ka nënvizuar  se \"proceduara për themelimin e Këshillit Gjyqësor të Gjykatës Speciale ende nuk është e plotë dhe në këtë derejtim ende ka punë për tu bërë”.

\"Inkurajoj të gjithë katerët që të punojnë më tej në themelimin e Këshillit Gjyqësor të Gjykatës speciale dhe zyrës speciale të prokurorit, në mënyrë që këta trupa pa voensë të jenë operative” ka deklaruar Shvendiman,  i cili nga viti 2006 deri në vitin 2009 ka qenë prokuror ndërkobmëtar në sektorin e vecantë për krime lufte në zyrën e prokurorit në Bosnjë dhe Hercegovinë. Ai theksoi gjtihashtu se “është me shumë rëndësi, që të ruhet pavarësia operative dhe ti ofrohet mbështetje Grupit Punues për Hetime, në mënyrë që procesi të jetë bindës dhe të ketë legjitimitet \". RTK

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)