Emigrimi do ta shtyjë heqjen e regjimit të vizave për Kosovën
Prishtinë, 4 shkurt - Kosova ndonëse ka nënshkruar mbi 20 marrëveshje për riatdhesimin e qytetarëve të saj me shtetet e zonës Shengen, zbatimi i marrëveshjeve të tilla ka ngecur, me çrast numri i qytetarëve të Kosovës në këto vende po shtohet dita-ditës.
Zyrtarët qeveritarë kanë deklaruar se rritja e fluksit të qytetarëve që po emigrojnë nga vendi do ta prolongojë procesin e riatdhesimit e rrjedhimisht do ta shtyjë heqjen e regjimit të vizave për Kosovën, shkruan Zëri.
Ndërkohë, që ekspertët e integrimeve evropiane kanë vlerësuar se Kosova do të mbesë edhe një kohë e izoluar nga vendet tjera evropiane si pasojë e emigrimit ilegal.
/Zëri/