Emërohen 19 gjyqtarët e Dhomave të Specializuara të Kosovës
Zj. Papadopoulou i përgëzoi gjyqtarët dhe u uroi suksese në detyrat e tyre të ardhshme në Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Në një komunikatë të Dhomave të Specializuara të Kosovës, thuhet se në kuadër të emërimeve janë përfshirë edhe ai I nënkryetarit të Dhomave dhe katër gjykatësve të Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese.
Gjykatësit e emëruar do të jenë fizikisht të pranishëm në selinë e Dhomave të Specializuara vetëm me kërkesë të Kryetarit, për ushtrimin e detyrave që diktojnë praninë e tyre, thuhet në komunikatë.
Kryetarja e Dhomave të Specializuara, dr. Ekaterina Trendafilova, ka deklaruar se beson në kontributin e secilit gjykatës të emëruar në realizimin e mandatit të administrimit të drejtësisë në mënyrë të drejtë dhe efikase.
Hapi i ardhshëm është seanca e parë plenare të cilën unë do ta thërras së shpejti, dhe gjatë së cilës do të miratohet Rregullorja e Procedurës dhe e Provave e Dhomave të Specializuara që rregullon kryerjen e procedurave gjyqësore para Dhomave të Specializuara, citohet Trendafilova në një kumtesë të Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Nënkryetar i Dhomave të Specializuara është emëruar Keith Raynor nga Britania e Madhe, ndërkohë që gjykatësit e emëruar ndërkombëtarë vijnë kryesisht nga Gjermania,Franca, Kanadaja, SHBA-ja, Holanda, Irlanda, Italia e Belgjika.
Në Regjistrin e Gjykatësve Ndërkombëtarë u emëruan këta gjykatës:
1. Keith Raynor (nënkryetar), Britani e Madhe
2. Roland Dekkers (Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese), Holandë
3. Anne Power-Forde (Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese), Irlandë
4. Vidar Stensland (Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese), Norvegji
5. Antonio Balsamo (Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese, gjykatës zëvendësues), Itali
6. Kai Ambos, Gjermani
7. Christoph Barthe, Gjermani
8. Michael Bohlander, Gjermani
9. Emilio Gatti, Itali
10. Nicolas Guillou, Francë
11. Thomas Laker, Gjermani
12. Guénaël Mettraux, Zvicër
13. Vladimir Mikula, Republika Çeke
14. Andres Parmas, Estoni
15. Michèle Picard, Francë
16. Kenneth Roberts, Kanada
17. Charles Smith III, Shtetet e Bashkuara të Amerikës
18. Mappie Veldt-Foglia, Holandë
19. Christine van der Wyngaert, Belgjikë