16 Maj 2024

Elvis Pista, djalë i urtë dhe atdhetar

Rahovec, 15 qershor -  Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, është shprehur tejet i tronditur për vrasjen e Elvis Pistës. Ai në mbledhjen komemorative, ka thënë se dita e diel është e rëndë për të gjithë Rahovecin.

“Elvisi ishte një nxënës shembullor. Në zgjedhjet e fundit, Elvisi ishte kandidati më dinjitoz i PDK-së”, ka thënë Vehapi.
Elvis Pista u quajt djalë i urtë, atdhetar, i mençur dhe i dashur për të gjithë.

Sipas Rexhep Hotit, virtytet e larta dhe shëmbëlltyra e Elvisit kanë bërë që qytetarët e Rahovecit, masivisht ta përkrahin atë në zgjedhjet, të cilat i lamë pas.

Në emër të kryeministrit Hashim Thaçi, Hoti ka ngushëlluar familjen Pista, duke shprehur përkushtimin e institucioneve të Kosovës, që sa më shpejtë dorasit të vihen para drejtësisë.

Të pranishëm në këtë mbledhje komemorative ishin edhe asamblistë të Kuvendit Komunal të Rahovecit, si dhe përfaqësues nga LDK-ja si dhe ish-deputetë nga PDK-ja. (RTK)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)