29 Prill 2024

Elvis Kelmendi dënohet më katër vite burgim

Prishtinë, 13 maj - Elvis Kelmendi, i cili ishte ndjekur penalisht nga një ekip i përzier i prokurorëve të EULEX-it dhe atyre vendas, u shpall fajtor për tentim vrasje dhe u dënua me katër vite burgim nga një trup gjykues i përbërë nga tre gjyqtarë kosovarë në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Në një njoftim për media Eulex bën të ditur se Kelmendi fillimisht u akuzua nga prokuroria për tentim vrasje të rëndë të kryer në Bosnjë e Hercegovinë në vitin 2010 kundër Elvis Hoxhiqit.

Gjatë gjykimit, Kelmendi u deklarua fajtor për akuzën e ndryshuar për tentim vrasje.

Elvis Kelmendi fillimisht u arrestua nga Policia e Kosovës në bazë të Njoftimit të Kuq të Interpolit dhe pastaj u lirua.

Policia e EULEX-it e arrestoi atë përsëri në bazë të një hetimi të nisur  nga një ekip i përzier i prokurorëve të EULEX-it dhe atyre vendas në bazë të ligjeve të aplikueshme në Kosovë dhe në bazë të informatave të pranuara nga Bosnja e Hercegovina. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)