Elvana Shala lanëson video mesazhin për të Drejtat e Njeriut
Prishtinë, 5 dhjetor - Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën ne IHRC (International Human Rights Commission) Elvana Shala ka lanësuar video-projektin e parë mesazh-dhënës për të Drejtat e Njeriut.
I pari i këtij lloji në cilësinë e një Ambasadoreje të Kosovës I cili transmetohet ndërkombëtarisht online në te gjitha faqet zyrtare të IHRC-së dhe në televizionin zyrtarë të këtij komisioni në Liban, Pakistan, Poloni dhe Dubai si dhe në televizionet e Kosovës si RTK KTV TV21 dhe Klan Kosova.
Ideja dhe qëllimi I këtij video-projekti është të dëgjohet zëri I Kosovës në botë për mbrojtjen dhe respektimin e të Drejtave të Njeriut. Video projekti përmban një mesazh pozitiv emocional dhe shpresëdhënës.
Arsyeja pse video-projekti përmban kontekst pozitiv është që në botë të prezantohemi si shtet pozitiv dhe shpresëdhënës duke pasur parasysh se Kosova është shteti I parë që lanson një video-projekt të tillë në mesin e 48 shteteve boterore dhe me shume se 21000 anetareve pjesemarres ne IHRC.
Ky video-projekt eshte realizuar ne prag te dites boterore per te Drejtat e Njeriut. Video- projekti është financuar nga IHRC dhe Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit të Kosovës, kurse është realizuar nga kompania vendore Entermedia.