Elhami Gashi largohet nga MPB
Prishtinë, 15 prill - Ministria e Brendshme ka bërë të ditur se Sekretari i Përgjithshëm i kësaj ministrie, Ilhami Gashi, për arsye personale sot ka kërkuar nga ministri Bajram Rexhepi, shkurtimin e mandatit të tij, si Sekretari i Përgjithshëm i MPB-së, dhe fillimin e procedurave të përzgjedhjes së Sekretarit të Përgjithshëm të MPB-së.
Ilhami Gashi, do të vazhdojë mandatin e tij si Sekretar i Përgjithshëm deri në përzgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm të MPB-së, sipas konkursit.