18 Janar 2025

Ekstremizmi shkaktohet nga papunësia dhe gjendja e rëndë sociale

Mitrovicë, 28 prill - Qendra për Menaxhimin e Konflikteve “Partneres Kosova”, në kuadër të projektit “Angazhimi publik i të rinjve përmes paqes dhe pajtimit, kundër jo tolerancës dhe radikalizmit, të përkrahur nga Ambasada amerikane në Kosovë, ka mbajtur sot në Mitrovicë debatin me temën: “Masat parandaluese për luftimin e fenomenit të ekstremizmit dhe radikalizmit fetar që shpie në terrorizëm”.
 
I pari i komunës Agim Bahtiri, në emër të Institucioneve komunale ka theksuar se problem i radikalizmit dhe ekstremizmit nuk është vetëm kërcënim lokal, por edhe global dhe për këtë duhet të përcaktohen faktorët që qojnë në parandalimin e saj.
 
“Terrorizmi dhe të gjitha format që manifestohen janë prej kërcënimeve më të mëdha për paqen dhe sigurinë. Asnjë besim nuk predikon djallëzi apo abuzime në dëm te të tjerëve. Radikalizmi dhe Ekstremizmi më së tepërmi shkaktohen nga papunësia dhe gjendja e rëndë sociale e cila u hap rrugë dukurive jo të mira në shoqëri, prej të cilave janë edhe radikalizmi e ekstremizmi i dhunshëm, andaj  mediat e kanë për mision ta sensibilizojnë dhe angazhojnë opinionin dhe shtetin për frenimin e shmangien e këtij rreziku.\"

\"Kurse shteti, institucionet përkatëse të tij, kanë detyrimin ta gjurmojnë, identifikojnë, luftojnë dhe eliminojnë ekstremizmin politik fetar,  si rrezik për sigurinë e shtetit të Kosovës, që nëpërmjet aktiviteteve dhe ofrimit të punëve ti zbusin kosto dukuri” shtoj kryetari Bahtiri.
 
Florim Shatrolli, përfaqësues nga njësia e parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm, kundër Terrorizmit tha se në luftimin e këtyre dukurive po edhe të terrorizmit baza është në nivelin lokal.
 
“Arsyet janë te të gjitha fushat, por më së shumti aspekti ideologjik i indoktrinimit. Psikologët, sociologët, mësimdhënësit të gjithë duhet të kenë njohuri fetare për të arritur sukses në trajtimin e të rinjve që janë prek nga këto dukuri, Imamët kredibil duhet ta luajnë rolin e tyre  përmes  ligjëratave të tyre.\"

\"Interneti si mundësi për të përqu mesazhe të mira, janë një mori aktivitetesh që duhet të ndërmerren  siç janë familja, lagjja, shkollat, institucionet tjera lokale si kultura, sporti, shëndetësia si dhe bashkësitë fetare, në bashkëpunim me  Policin e Kosovës e cila ka rolin e saj në të gjitha  fazat” shtoj ndër të tjersha Shatrolli.

Për zbatimin e projektit, ka folur Selvije Rashani, menaxhere e projektit, e cila ka njoftuar se në kuadër të projektit do të zhvillohen trajnime gjatë muajve në vazhdim, ndërkohë që parashihen të mbahen edhe debate nëpër komuna për të përfunduar me një konferencë të përbashkët ku edhe do të jepen konkluzionet përfundimtare.
 
Në këtë konference kanë folur edhe Asllan Murati, kryetar i Bashkësis Islame, të Mitrovicës, Florim Shatrrolli përfaqësues nga Policia e Kosovës, drejtori i drejtorisë së Arsimit Pajazit Hajzeri, përfaqësues nga Ambasada Amerikane dhe ajo Norvegjeze po ashtu të pranishmit parashtruan pyetje  si dhe debatuan  rreth masave që parashihen të ndërmerren për parandalimin e këtij fenomeni .

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)