26 Dhjetor 2024

Ekstremistët serbë vazhdojnë t’i mbajnë rrugët e bllokuara

Mitrovicë, 24 tetor - Situata e sigurisë në veriun e Kosovës vazhdon të jetë e qetë, por shumë e tensionuar për shkak të veprimeve të ekstremistëve serbë, të cilët vazhdojnë t’i mbajnë rrugët e bllokuara.

Kështu u tha të hënën në takimin e Komiteti lokal të sigurisë publike që mbahet në kuadër të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të Komunës së Mitrovicës.   

Kryetari i Komunës, Avni Kastrati ka përshëndetur aksionin e KFOR-it për të zhbllokuar rrugët magjistrale nga barrikadat që kanë vendosur strukturat paralele serbe në veri të Kosovës.

Ai ka vlerësuar këtë si një hap të domosdoshëm për të vendosur lirinë e lëvizjes në atë pjesë të vendit.

Ai theksoi se bllokimi i rrugëve është i papranueshëm, meqë shumë banorë pa dallim të përkatësisë etnike kanë mbetur të izoluar.

“Ne vazhdimisht kemi kërkuar largimin e këtyre barrikadave në mënyrë që të normalizohet situata dhe njerëzit t’u kthehen aktiviteteve të përditshme”.

Tha se strukturat e sigurisë duhet të jenë shumë të vendosura dhe assesi mos të lëshojnë pe ndaj grupeve kriminale që janë kundër rendit dhe ligjit.

“Për të pasur një situatë të qëndrueshme duhet të arrestohen personat e kriminalizuar që veprojnë në atë pjesë të Kosovës”.

Në anën tjetër, përshëndeti sjelljen e matur dhe të përgjegjshme të banorëve të veriut, sidomos atyre shqiptarë, të cilët gjatë këtyre ditëve kanë qenë në një situatë të rëndë.

“Banorët  shqiptarë të veriut janë treguar vazhdimisht të përgjegjshëm, duke mos rënë në provokimet e grupeve serbe që tentojnë të destabilizojnë situatën”.    

Kryetari Kastrati, tha se strukturat e sigurisë duhet të jenë shumë vigjilente, meqë grupet serbe duke parë se nëpërmjet barrikadave nuk do të munden të realizojnë qëllimet e tyre, do të provojnë edhe metoda tjera.

“Ata mund të provokojnë në mënyra të ndryshme strukturat e sigurisë, por edhe popullatën”.

Si shembull përmendi një rast që ka ndodhur të dielën, me ç’rast një grup ekstremistësh serbë kanë dalur janë nisur për në jug të urës së Ibrit për të provokuar qytetarët.

Ai tha se incidenti është shmangur vetëm fal reagimit të shpejtë të policisë.

Ndërsa Shefqet Aliu, nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, tha se strukturat e sigurisë duhet të shtojnë masat tek lagjet me popullatë të përzier në veri.

Ali  theksoi se vëmendje e shtuar duhet t’u jepet edhe fshatrave shqiptare të Leposaviqit.
 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)