Ekstremistët serbë sulmuan një grua shqiptare
Mitrovicë, 10 tetor - Pjesëtarë të grupeve ekstremiste serbe të vendosur në tendën afër urës kryesore të Ibrit, kanë sulmuar të hënën në mëngjes një grua shqiptare.
Bukurije Krasniqi, banore e Lagjes së Boshnjakëve në veri të Mitrovicës është sulmuar me gurë nga pjesëtarë të grupeve ekstremiste, duke e detyruar të ikë në jug të qytetit.
Isha duke shkuar si zakonisht në punë, kur një person doli nga tenda dhe më gjuajti me gurë në anën tjetër të urës ku isha unë, dhe më goditi në këmbë, ka thënë Krasniqi, duke shtuar se më pas e plagosur dhe e frikësuar ka filluar të vrapojë deri në pjesën jugore.
Në lidhje me rastin ka reaguar edhe Qendra Rajonale e KMLDNJ-së në Mitrovicë, e cila ka dënuar sulmin dhe ka kërkuar nga organet përgjegjëse që të zbulojnë më parë autorët e këtij sulmi.