25 Dhjetor 2024

Ekstremistë serbë serish problem me KFOR-in

Mitrovicë, 23 shtator - Pjesëtarët e kontigjentit gjerman të KFOR-it kanë mbyllur mbrëmë rrugën alternative afër Jarinjes, të cilën serbët lokal e kishin hapur për hyrje-dalje nga Serbia në Mitrovicë, por ekstremistë janë tubuar dhe kanë këputur me buldozer rrethimin me tela me gjemba të vendosur nga KFOR-i në rrugën që të çon përdrejt doganës.

Serbët po ashtu kanë bllokuar një xhip të KFOR-it duke e rrethuar atë me zhavorr dhe po me kamionë me zhavorr kane përforcuar barrikadat e tyre të vendosura në këtë zonë.

Situata është e tensionuar, ndërkohë që KFOR-i po sjell përforcime të reja me ushtarë nga kampi ushtarak \"Nothing Hill\" që ndodhet në afërsi të pikës kufitare.

Kryetari paralel i komunës së Leposaviçit, Branko Niniç, më herët kishte deklaruar se në pikën kufitare në Jarinje po shtohen tensionet pasi KFOR-i me automjetet e veta dhe rrethimin me tela gjemborë ka mbyllur rrugën alternative të hapur gjatë ditës së enjte, nga serbët.

Sipas Niniç veprimet e KFOR-it janë të pakuptueshme, për shkak se ata janë duke \"uzurpuar\" me makinerinë e tyre pronat private të banorëve të zonës.

\"Jemi duke bërë përpjekje për të kontaktuar me përfaqësues të forcave ndërkombëtare, por askush nuk po na përgjigjet\", tha Niniç, duke shtuar se pret që gjatë ditës së sotme të takohet me përfaqësuesit e KFOR-it.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)